Efektet e dhunës mediatike tek fëmijët:
Sipas Karaj televizioni mund të ndikojë negativisht mbi parashkollorët pasi I largon nga librat dhe I bën pasiv.Gjithashtu televizioni përmes efektit mashtrues I mëson fëmijët se problemet mund të zgjidhen shumë lehtë dhe se çdo gjë ka fund të bukur .Televizioni indukton gjithashtu sjellje agresive .
Efektet e dhunës mediatike dhe shfaqja e sjelljeve agresive shihen të lidhura me moshën parashkollore (3-5 vjeç). Karen Debord shpjegon karakteristikat zhvillimore tipike për një fëmijë të moshës parashkollore .Kështu fëmijët parashkollorë :
• Janë të përqëndruar te vetja dhe ende nuk I kanë të zhvilluara të gjitha lidhjet trunore të domosdoshme për të kuptuar pikëpamjet e tjetrit .
• Shohin gjithçka ose asgjë.Ata nuk arrijnë të kuptojnë se askush nuk është plotësisht I mirë ose I keq.
• E kanë të vështirë të mendojnë për të ardhmen ose të ndërtojnë plane.
• Kanë nevojë për udhëzime konkrete si figura për të kujtuar se çfarë do të bëjnë ose si do të veprojnë .
• Fëmijët e vegjël nuk mund ta dallojnë realitetin nga fantazia dhe konfuzohen në lidhje me atë që mund të jetë reale në televizor.
Fëmijët e moshave të ndryshme shohin dhe kuptojnë televizionin në mënyra të ndryshme ,të ndikuar nga aftësia e tyre përqëndruese ,mënyrat se si e proçesojnë informacionin ,kapacitetin mendor të investuar në proçesim dhe eksperiencën e tyre jëtësore . Të gjithë këta faktorë duhen ekzaminuar për të kuptuar se sa preken ata nga dhuna televizive .
Në moshën parashkollore (3-5 vjeç) ,fëmijët fillojnë të shohin televizion me një përpjekje për “eksplorim”.Ata aktivisht kërkojnë të kuptojnë kontekstin ,por janë ende të tërhequr në mënyrë të veçantë ndaj proçesit të dhënies jetë të tipareve si:lëvizja e shpejtë e personazheve ,ndryshimet e shpejta të skenës dhe sinjalet ose pamjet e papritura ose intensive .
Për arsye se dhuna televizive shoqërohet me një prodhim të gjallë të tipareve , parashkollorët janë të predispozuar për të kërkuar dhe I kushtojnë vemendje dhunës veçanërisht asaj nëpër kartona .Nuk është dhuna në vetvete që I bën kartonat tërheqës por shoqërimi me vënie në skenë.Kjo preferencë për kartonat bën që parashkollorët të ekspozohen ndaj një numri të madh aktesh dhune gjatë ditës .Për më tepër ata nuk janë të aftë ta vendosin dhunën në kontekst duke qenë se ata kanë gjasa të mos bëjnë një dallim të hollësishëm për të zbutur informacionin duke u përqëndruar te motivimi dhe pasojat .
Parashkollorët sillen më agresivisht se zakonisht në lojërat e tyre pasi kanë parë ndonjë përmbajtje televizive eksituese me nivel të lartë aksioni ,por në mënyrë të veçantë pasi kanë parë dhunë në televizion .
Padyshim që është e vërtëtë se dhuna televizive nuk mund të përllogarisë të gjitha shkaqet e dhunës tek fëmijët dhe është gjithashtu e vërtetë se disa fëmijë janë më të prirur të ndikohen nga dhuna televizive se të tjerët dhe janë pikërisht këta fëmijë që mund të jenë potencialisht më agresiv .Por ,efekti I dhunës televizive tek këta fëmijë “të rrezikuar” i nxit ata për t’u bërë më agresiv sesa ç’mund të bëheshin ndryshe.Megjithatë një grup I rrezikuar mund të jetë një pjesë e vogël e shikuesve krahasuar me numrin e madh të agresorëve . Ky fakt I bën ata dhe përmbajtjen e dhunës televizive të vlefshme për vëmendjen e psikologëve .
Në një prizëm psikologjik për vetë veçoritë e psikologjisë së tij ,fëmija e ca më shumë paraadoleshenti kërkon të identifikohet ,të ndjekë shembullin e dikujt ,të provojë qoftë edhe të eksperimentojë .Kur kjo shfaqet në ekranet e kinemasë apo të televizionit (qoftë dhunë ,seks ,krim ,agresion, etj.) nuk ka dallim nga një film normal në aspektin e kohës kur shfaqet (filmat I sheh në drekë ose në darkë ,në orët jo fort të vona )të ndalimit nga të rriturit për ta parë . Madje nganjëherë të rriturit shfaqin interes edhe më të madh për atë lloj filmi ;atëherë përse për fëmijën të mos bëhet objekt admirimi ,imitimi ,madje dhe mishërimi në vëtëvete të asaj që sheh. (Pango,2002:40)
Përgatiti : Msc.Brikena Mustafa .
No comments:
Post a Comment